Ligjvënësi demokrat, Agron Gjekmarkaj është shprehur se nisma për rritjen e pagave për deputetët është shumë e vonuar.

Në një reagim për mediat, Gjekmarkaj deklaron se “dikush e do deputetin me patjetër hajdut dhe pa dinjitet, por personalisht refuzoj të jem si njëra anë, si tjetra e medaljes”.

Ai theksoi se deputetët s’janë personazhe të realizmit socialist që “nuk u intereson vetja e familja, por vetëm kauza, shoqëria, populli e vendi, as kandrra, as insekte pa sy goje e veshë”.

“Unë nuk e perbuz popullin po nuk perbuz as veten. Nuk e genjej atë e as veten. Rritja e rrogave të deputetve është e vonuar shumë e vonuar. Dikush e do deputetin me patjeter hajdut dhe padinjitet personalisht refuzoj te jem si njera anë si tjetra e medaljes. Deputetet nuk janë nënkategori as personazhe të realizmit socialist që nuk u intereson vetja, familja por vetem kauza shoqeria, populli e vendi as kandrra as insekte pa sy goje e veshë. Nuk ka arsye që të kompleksohen për të mbrojtur një të drejtë që ju takon kur ka një rritje të përgjithshme pagash. Populizmi është lenda e parë e demagogve por demagogji nese e themi sipas Linkolnit nuk është gjë tjeter pos aftesia per të mbeshtjelle idete e vogla me fjale të medha. Problem mbetet e padukshmja e jo transparenca”, theksoi Agron Gjekmarkaj.

Ndërkohë Komisioni i Ekonomisë ka votuar paraditen e së martës (23 maj) në unanimitet rritjen e rrogave të deputetëve e ministrave, gjatë diskutimit për projektligjin për rritjen e pagave të administratës publike.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re