Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e pagës minimale deri në 30 mijë lekë duke thënë se kjo është minimumi që duhet bërë ndërsa nuk la pa përmendur që shumë punonjës nuk rezultojnë në asnjë kompani dhe bëjnë punë në të zezë.

Sipas Ramës, kjo është e tepër dhe thotë se pronarët nuk mund të qepin pardesy me lëkurën e punonjësve por nuk tha se çfarë do të bëjë qeveria për këtë fakt.

Rama: Duhet të falenderojnë qeverinë që po u jep mundësinë me ligj që të bëjnë atë që në fakt shumë kush prej tyre duhet ta bënte vetë dhe jo të kundërtën sepse ata punonjës janë themeli i fitimeve dhe sukseseve të çdo kompanie dhe paga nën 30 mijë lekë sot është vërtetë e tepër. Nuk janë efekte financiare në lëkurën e pronarëve dhe familjeve të pronarëve por efekte pa të cilat digjet lëkura e punëtorëve. Kështu që është minimumi dhe pronarët duhet të bëjnë pronarët duke u dhënë punonjësve 30 mijë lekë.

Jemi fakte që një pjesë e madhe e punonjësve i marrin paratë në të zezë, që një pjesë e madhe e pagave nuk janë efekte në pagën e pronarëve sepse jepen nën dorë dhe kjo është e tepërt si diskutim. Ne nuk e kemi kundër kompanive dhe nuk munden dot që me lëkurën e punonjësve të qepin pardesy.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko