Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka parashtruar objektivin e qeverisë lidhur me rritjen e pagës minimale. Duke theksuar se Shqipëria është vendi me pagën më të ulët minimale në rajon, Ibrahimaj deklaroi se në tre vitet e ardhshme synohet që paga minimale të mos jetë më u ulëlta në rajon. Ibrahimaj shtoi se shkak për këtë nivel page minimale është rritja e inflacionit dhe efektet e krizës.

 

“Gjatë vitit të kaluar ne kemi ndërhyrë dy herë në nivelin e pagës minimale dhe është një politikë që ne e kemi përdorur që të mitigojmë efektet e krizës dhe të rritjes së inflacionit. Është një numër i konsiderueshëm punonjësish të cilët janë pagamarrës minimal. Paga minimale në vend, është paga më e ulët në rajon. Ne synojmë që në 3 vitet e ardhshme të mos jetë paga më e ulët në rajon”, deklaroi ajo.

 

E pyetur nga gazetarët Ibrahimaj mohoi që ndryshimet në paga gjatë kësaj periudhe të jenë për efekt të  fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re