Nga data 1 tetor, 767 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi prej 8.6% pas rritjes së çmimeve, si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë. Ekspertja e ekonomisë Eriola Hoxha në emisionin 7pa5 tha se efekti financiar për pensionistët nis që në 1 tetor, ndërsa shtoi se qeveria ka parashikuar për këtë kategori një tjetër bonus që do të jetë në muajin dhjetor.

 

“Indeksimi i pensioneve në mënyrë paralele me rritjen e  pagave të menjëhershme dhe të pandalshme të ccmimeve të produketeve të shportës por që prekin edhe kategoritë e shtresave të cilat kanë pamjaftueshmëri për të përballur inflacionin në nivele të larta, si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë. Janë 767 mijë pensionistë në Repubikën e Shqipërisë të cilët kanë përfituar nga skema e indeksimit të pensioneve e cila hyn në fuqi nga data 1 tetor, pra ka efekte financiare prej datës 1 tetor.

 

Nuk do të jetë vetëm ky indeksim. Të gjithë pensionistët e të gjitha kategorive do të do të shoqërohen me një bonus shtesë të caktuar në muajin dhjetor”, tha Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re