Skip to content

Rritja e pensioneve nga 2026, mesatarisht nga 700 lekë deri 1800 lekë

1736175998 pensionet

Nga janari i vitit 2026 dhe për 4 vitet në vijim, pensionet e të gjitha kategorive do të rriten çdo muaj.

Kryeministri Rama prezantoi skemën e re, e cila parashikon të rrisë deri në 70% çdo kategori pensionesh. Pensioni mesatar i qytetit llogaritet që në fund të vitit 2029, të shkojë 400 euro dhe ai në fshat 180 euro. Rritet pensioni familjar dhe i invaliditetit

Nga 1 janari pensionet për të gjithë qytetarët do të rriten. Shtesë do të përfitojnë pensionet e pleqërisë, të invaliditetin dhe ato familjare. Kjo rritje është e parashikuar edhe për projektbuxhetin e vitit 2026, ka kryeministri Edi Rama.

  • “Nga janari i vitit të ri, 2026. Pensioni urban në vitet të plota pune do të rritet 1 mijë e 800 lekë, Pensioni urban i pjesshëm do të rritet 800 lekë, Pensioni rural do të rritet 1 mijë lekë, Pensioni familjar do të rritet 700 lekë, Pensioni i invaliditetit do të rritet 600 lekë”, tha Rama.

Pra nëse një qytetar me pension urban sot në vlerën 27.350 prej janarit të vitit të ardhshëm do të marrë 1800 lekë më shumë ose 29.150 lekë, dhe deri në vitin 2029 pensioni do të rritet në 41.753 lekë.

  • “Në vitet në vijim, të njëjtat shifra do të dyfishohen për secilën kategori në 2027, do të trefishohen 2028, do të katërfishohen 2029 për të arritur vlerën e premtuar në qershor të këtij viti, ku shqiptarët na dhanë plot 83 mandate”, tha Rama.

Po kështu pensioni familjar do të rritet me 700 lekë vitin tjetër, dhe shkon në 12.100 lekë në muaj, kurse ai i invaliditetit rritet me 600 lekë dhe shkon në 20.600 lekë në muaj. Çdo rritje e vitit 2026 do të dyfishohet në 2027-ën dhe deri në 2029-ën do të katërfishohet.