Mateo Spaho, ekspert ekonomia, ka qenë i ftuar në një lidhje skype me studion e “Tirana Live” në ABC News, ku nuk la pa përmendur edhe rritjen pagesave me kartë, duke e cilësuar si një lajm pozitiv.

Ai thekson se vendi jonë është shumë mbrapa me këtë trend dhe shpreson që përdorimi i monedhës digjitale të rritet edhe më tepër duke shpresuar se bankat do të ulin kostot dhe do të rrisin sasinë e sporteleve dhe bankingut online.

“Padyshim është një lajm pozitiv. Rritja e përdorimit të kartave është një tendencë natyrale, jemi shumë mbrapa si vend.

Sa më shumë të ulen kostot që bankat i imponojnë klientëve, aq më shumë do të përhapet kjo tendencë.

Elementi tjetër, shpresoj që edhe sasia e sporteleve bankare dhe bankingut online të rritet dhe të bëhet me më pak kosto për qytetarët”, tha ai.

Në lidhje me rritjen e normës së interesit për qytetarët që kanë marrë kredi në fundin e vitit 2022, eksperti tha se sipas situatës kjo tendencë do të vazhdojë dhe kreditë e qytetarëve shqiptarë do të kushtojnë me shtrenjtë.

Në lidhje me parashikimet e rritjes ekonomike në këto kushte, Spaho tha se institucionet jo vetëm shqiptare, por edhe ndërkombëtare janë të pasigurta. Situata është e tillë, ku është e vështirë që të parashikosh saktë në lidhje me rritjen ekonomike.

Ai shtoi se për këtë një punë e madhe i mbetet qeverisë, në lidhje me reformat e rëndësishme që mund të ndërmarrë.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re