Situata Covid vijon të jetë e përkeqësuar në vendin tonë, që nga përhapja e varinatit Delta, i cili nuk po kursen as të vaksinuarit dhe as të pavaksinuarit kur vjen puna te infektimet.

Në të gjitha qarqet e mëposhtme vihet re një shtim i rasteve të reja ditore, ndërkohë së fundmi kanë rifilluar të aplikohen sërish dhe gjobat për shkeljet e masave Covid.

Situata në rrethe:

Kukes: Në Prefekturën Kukës gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 31 raste me të prekur Covid: Bashkia Kukës 24 raste, Has 5 raste e Tropojë 2 raste. Sipas të dhënave nga M.Sh janë 226 qytetarë që po luftojnë me këtë sëmundje në këtë Prefektur . Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor ka publikuar edhe numrin e vaksinimeve, ku bëhet me dije se nga 115 mij banorë që ka prefektura Kukës vetëm 21 mijë vaksina janë përdorur deri më tani. Aktualisht në qendrat e vaksinimeve janë tre lloje vaksinash në dispozicion Astra Zeneca, Pfizer e Sinovax. Sa i takon vaksinës  amerikane Pfizer, ajo përdoret vetëm për vaksinimin e dozës së dytë. Ditët e fundit numri i qytetarëve që janë vaksinuar ka njohur rritje, ku nga 150 vaksinime, ky numër ka shkuar deri në 300 në ditë.

Gjirokastër: Rreth 300 raste aktive ne qarkun e gjirkostres. 39 masa paralajmeruese ne subjekte  si fasnori, markete per mbajtjen e maskes. Kreu i ISHSH në Gjirokaster, Edi Sinoimeri per Fax Neës ka pohuar se sapo perfundoj takimin me drejtorin e Policisë Gjirokastër dhe Prefektin nga te cilet kerkoj bashkepunim per monitorim.

Elbasan: Vijon të ketë një nivel të lartë bilanci ditor nga koronavirusi në vendin tonë prej disa ditësh. Elbasan 596 raste aktive me covid. Qarku i shtate ne vend. Ne 24 oret e fundit 48 raste pozitive. 25 raste në Elbasan, 10 Gramsh, 5 Peqin, Librazhd, 4 raste në Cërrik, 2 raste në Belsh, Prrenjas. Vaksinime 115 mije ne qark. 90 mije po shkon elbasani. Mbetet problem mos marrja e vaksines te mosha e re, mos ruajtja e distances ne vende publike dhe jo vetem.

Berat: Shtime të rasteve me covid në Berat vetëm ditën e djeshme 13 raste. Sipas DShP, në javët fundit të muajit gusht ka patur shtim të rasteve me Covid 19. Fillimisht qytetarët paraqiten tek mjeku i familjes dhe më pas ata paraqiten për të bërë testin.Sipas burimeve të repartit të epidiomologjisë ka patur shtim të rasteve pozitiv ku vetëm ditën e djeshme ka patur 13 raste bashkia Berat dhe Dimal. Ndërsa mësohet se rastet paraqiten njëher sipas shenjave tek mjeku familjes më pas kalojn për testim.Ndërkoh vijon procesti vaksinimit por jo me ritme të larta.Shtimi sipas mjekut të epifiomologjisë është nga ardhja emigrantëve grumbullimet dhe mos respektimi i rregullave të higjenës.

Fier: Fieri i 4 si qytet per rritjen e rasteve te Covid-19 edhe pse ditet e fundit eshte vene re shtimi i personave duan te vaksinohen. Fier 778 raste aktive me covid19. Diten e djeshme 34 raste e ndersa cdo dite ka raste te larta. Edhe kete te shtune ka qytetare qe interesohen per vaksinim dhe pajisjen me certifikate. Kemi nje ndergjegjesim te qytetarve ku ne ambientet e mbyllura mbahen maska por perseri ka rritje te nr.te personave me Covid-19 per shkak edhe te ardhjes se emigranteve apo pushimeve qe kane kaluar ne zonat bregdetare.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re