Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve të infeksionit në vend.

Shehu shprehet se ky është efekti i krímit kundër “njeriut” në shembjen e Teatrit Kombëtar, mëngjesin e 17 majit. Sipas tij përplasja fizike e policisë me qytetarët ishte në kundërshtim me masat anti-infeksion dhe beri thirrje per reagim.

“Ky veprim, për te cilin nuk besoj se është marre mendimi i atij Komiteti Teknik (i detyrueshëm ky), duhet te jete një nga shkaqet e rritjes se te infektuarve te identifikuar pikërisht këto dite, me gjithë numrin shume te vogël te testimeve”, shkruan Shehu.

Reagimi i Shehut:

Krími kunder “Njeriut” i shembjes se Teatrit jep efektet!!

“Kurba” e coroditur hipen perseri lart….disa vatra te reja…

Grumbullimi i qindra forcave policore dhe punonjesve per ate shkaterrim talebanesh, ne nje hapesire te vogel, krejt jashte masave epidemiologjike, ishte nje krím i rende ndaj shendetit te qytetareve ne kushtet e epidemise a pandemise.

Futja ne ate menyre e policise ne perplasje e kontakt fizik me qytetaret ishte ne kundershtim me masat anti infeksion dhe diametralisht e kundert me ate qe policia e shteti duhet te kryejne.

Aq me keq, ky ishte dhe nje provokacion i rende ndaj artisteve e qytetareve ne shkelje te rregullave, qe pa dyshim me te drejte do te krijonte sic krijoi e vazhdon nje pergjigje aktive dhe protesta te tyre ne keto periudha.

Ky veprim, per te cilin nuk besoj se eshte marre mendimi i atij Komiteti Teknik (i detyrueshem ky), duhet te jete nje nga shkaqet e rritjes se te infektuarve te identifikuar pikerisht keto dite, megjithe numrin shume te vogel te testimeve.

Pa dyshim krahas kesaj ka dhe shkaqe te tjera qe lidhen me testimet krejt te pa mjaftueshme, mos aktivizimin e mjekut te familjes etj qe prodhojne ate “kurbe” jashte realitetit, me masat e gabuara “kufizuese”, qe me shume i detyrojne njerrezit te dendesohen ne pak hapesira e intervale sesa…

Kjo eshte e verteta, gje per te cilen duhet reaguar…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re