Presidenti Ilir Meta ditën e sotme e ka nisur komunikatën e tij për mediat me një mesazh për të pasur kujdes ndaj COVID-19.

Nga qeveria dhe mazhoranca kërkoi reflektim, ndërsa u shpreh se është e domosdoshme zbatimi i protokolleve.

“Duhet të mos humbim përqendrimin, në përballimin më efikas të pandemisë, pasi shtimi i rasteve dhe viktimave kërkojnë urgjentisht reflektim serioz e të përgjegjshëm nga të gjithë. Qeveria, opozita, sipërmarrjet dhe çdo qytetar, duhet të kenë një strategji të re me protokolle të përcaktuara për të vënë në kontroll përhapjen në rritje të pandemisë, edhe komunikim edhe më efikas me vendet fqinje, të rajonit, OBSH dhe vendet e BE për të harmonizuar veprimet dhe shkëmbyer informacionin në kohë reale, që kjo strategji e re të na mundësojë daljen e sigurt dhe sa më të shpejt nga kjo situatë”, tha Presidenti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re