Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli ka njoftuar masat shtrënguese të vendosura nga autoritetet shëndetësore pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.

Ajo tha se universitetet të cilët pritet të nisin vitin e ri akademik nga e hëna e dy nëntorit do zhvillojnë mësimin online, për një periudhë të paktën 1 mujore. Në këtë mënyrë do të qëndrojnë të mbyllura konviktet deri në një njoftim të dytë.

Ndërkohë ajo tha se po mendohet edhe mbyllja e lokaleve në zonën e ish-Bllokut pas orës 22:00, ndërsa nuk përjashtoi se në varësi të rritjes së rasteve do të ketë masa të tjera shtrënguese, bazuar në rekomandimet e autoriteteve ndërkombëtare dhe hapat e vendeve të huaja.

“Komiteti ka vlerësuar se është e nevojshme të kemi masa shtesë. Ka analizuar situatën dhe lëvizjet me të cilat po përballemi dhe situatën në rajon dhe Europë dhe masat e ndërmarra nga vendet e tjera”, tha Rakacolli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re