Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook shprehet se tani është koha për t’iu rikthyer Marrëveshjes së 5 Qershorit, si edhe bashkëpunimit për mirëmenaxhimin e pandemisë, teksa janë rritur rastet me koronavirus. Ai shkruan se tensionet politike dhe prishja e njëanshme e Marrëveshjes së 5 Qershorit bllokon çeljen e negociatave.

“Përshkallëzimi artificial i tensioneve politike në vend, që nga rrafshimi i pabesë dhe i paligjshëm i Teatrit Kombëtar në kulmin e pandemisë, e sidomos prishja e njëanshme e Marrëveshjes së 5 Qershorit nga Kryeministri në detyrë, jo vetëm që nuk i shërben stabilitetit politik dhe bllokon çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, por ka patur dhe ka pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, veçanërisht për ekonominë e tyre. Koha për t’iu rikthyer Marrëveshjes së 5 Qershorit, si edhe bashkëpunimit për mirëmenaxhimin e pandemisë, është tani” shkruan ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re