Ministria e Shëndetësisë konfirmoi këtë të martë 21 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Gjashtë prej tyre janë personel mjekësor.

Bëhet fjalë për pjesëtarë të personelit të Qendrës Shëndetësore nr.9 në Tiranë, në të cilën pak ditë më parë u konfirmua edhe një mjek, raporton Abc News.

Nga 21 rastet e reja, përkatësisht janë 14 në Tiranë, tre raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me Covid19.

“Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë gjashtë raste.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik”, tha ministria.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re