Pas rritjes së infeksioneve në tre ditët e fundit, Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë masat anti-covid për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Në këtë situatë të lehtësimit të masave, kemi rritur vigjilencën për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID-19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdoni të respektoni distancimin fizik dhe të mbani higjienën personale. Praktika për t’u ndjekur dhe shmangur në mënyrë që të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19”, shkruan ISHP.

Ajo thotë se është rritur vigjilenca, gjurmimi, testimi dhe identifikimi i rasteve të dyshuara, me anë të gjurmimit të kontakteve të tyre.

ISHP kërkon që qytetarët të qëndrojnë të sigurtë në ambiente me shumë njerëz si dhe të bëjnë pazare për një javë, për të shmangur kontaktet me të tjerët.

Këshillat e ISHP për qytetarët

Qëndroni të sigurt nëse duhet të dilni nga shtëpia për qëllime thelbësore sikurse janë vajtja në pazar apo farmaci:

Nëse është e mundur kufizoni daljen dhe provoni mundësitë online

Vizitoni sa më pak vende të jetë e mundur

Merrni furnizime për të paktë një javë

Mbani të paktë 1 metër distancë nga të tjerët

Lani duart para dhe pas

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re