Skip to content

Rritja e shifrave të Covid-19 përballë kaosit të deklaratave të krerëve të Shëndetësisë

Kur kemi një grup të dhënash dramatike të rritjes së COVID 19 në Shqipëri, sit ë infektuarve ashtu edhe të shtruarve në spital, ka një sjellje të ҫuditshme të anëtarëve të Task-Forcës së përballimit të emergjencës.

Në dy dalje mediatike zv,ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, kanë larguar totalisht diskutimin nga një prej pikave nevralgjike të situatës. Hapjes së vatrës së Covid 19-s në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Mënyra si këta dy drejtues të institucioneve shëndetësore po tentojnë të ҫdramatizojnë një situatë që kërkon e pakta shqetësim, dhe e dyta marrje masash është e pakuptueshme.

Shqipëria po tenton normalizimin në një situatë që nuk është aspak normale, pasi njerëzit po rijetojnë terrorin e pandemisë, në një moment ku duhet të punojnë, të sigurojnë përditshmërinë me fëmijë e të moshuar që duhet të kujdesen.

Dhe mesazhet nga nata që duhet të qetësojnë njerëzit vijnë menefrego, ҫka ushqen kaosin të paktën në mendjen e atyre që presin qartësi nga lart. Ndërkohë që spitali infektiv, i cili është kthyer në COVID 1 por që prej kohësh nuk kuron dot pacientët normal me problem infektive, po rimbushet me të infektuar, spitali i ri Covid, i përuruar me aq bujë nga Ministrja Ogerta Manastirliu, nuk ka parë ende asnjë pacient, edhe pse është thënë se është gati për ҫdo emergjencë. Ndërkohë që repartet e QSUT apo edhe spitali i njohur si francez u mbyllën për shkak se personeli mjekësor rezultoi i prekur me koronavirus.

Si ministria e Shëndetësisë, ashtu edhe Task-Forca nuk kanë publikuar ende ndonjë plan apo skenar se si duhet të veprohet në këto raste. Pasi vetë Kryeministri Edi Rama, një javë më parë deklaroi se gjendja është shqetësuese, ndërsa Rakacolli dhe Brataj thanë një ditë më parë, se edhe pse me shifra të rritura nuk ka vend për shqetësim.

Njerëzit janë të tronditur pasi presin të prenotojnë pushimet, ndërkohë që koronavirusi është rrugës dhe nëse ai do të shpërthejë në sitet turistike, ku nuk ka struktura të gatshme shëndetësore, ankthi është i madh por edhe pasiguria.

Nëse në mars, kur kishte edhe më pak raste, apo qoftë në maj, alternative ishte karantina dhe mbyllja me fashat frenetike mendjemarrëse të orareve, tani duhet që të paktën ministria e Shëndetësisë, të publikojë cila është lëvizja e radhës.

/shqip