3 qershor-Drejtoria Vendore e Policisë Berat në kuadër të masave të mara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë ka proceduar penalisht gjatë javës së kaluar 22 shtetas.

Sipas policisë, 4 janë arrestuar në flagrancë, 1 është ndaluar dhe 17 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe është kapur dhe ndaluar 1 shtetas i dënuar me 11 muaj e 15 ditë burg.

Po ashtu janë plotësuar 4 kërkesë padi për tu pajisur me urdhër mbrojtje.

Nga shërbimet e qarkullimit Rrugor dhe ato të Rendit janë vendosur 330 masa administrative dhe është arrestuar 1 shtetas pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Në të gjithë qarkun po vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Shërbimet e Policisë do intensifikojnë punën me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë./k.s/j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re