20 Maj-  Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat janë të angazhuara maksimalisht në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë javës së kaluar nga Strukturat e DVP Berat janë proceduar penalisht 21 shtetas, nga të cilët 5 janë arrestuar në flagrancë, 16 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesë padi për t’u pajisur me urdhër mbrojtje dhe është arrestuar në flagrancë 1 shtetas për “Dhunë në familje”.

Sipas policisë, nga shërbimet e qarkullimit Rrugor dhe ato të Rendit janë vendosur 362 masa administrative dhe është arrestuar 1 shtetas pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Policia bën të ditur se në të gjithë qarkun po vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Shërbimet e Policisë do intensifikojnë punën me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë./k.s/ /a.g/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re