6 maj- Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat janë të angazhuara maksimalisht në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë javës së kaluar nga Strukturat e DVP Berat janë proceduar penalisht 34 shtetas, nga të cilët 8 janë arrestuar dhe 26 janë proceduar në gjendje të lirë.

Nga ana e patrullave të Policisë Rrugore kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset ku vetëm gjatë 1 jave është evidentuar në gjendje të dehur 1 shtetas, i cili është proceduar, si dhe janë vendosur 330 masa administrative për shkelësit e Kodit Rrugor.

Policia e Beratit fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar anonimatin tuaj./k.s/ /a.g/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re