Rritja e temperaturave ka stimuluar virozat e stinës . Në urgjencën e spitalit të Gramshit paraqiten cdo ditë të paktën 60 persona të grupmoshave të ndryshme të cilët kërkojnë trajtim mjekësore. Shefi i urgjencës pohon se grupmoshat më të prekura nga virozat janë fëmijët dhe mosha e tretë. Ai thotë se mëngjeset dhe mbrëmjet e freskëta ndikojnë në shëndetin e popullatës.

Sipas tij komplikacionet në rrugët e frymëmarrjes , kollë dhe temperaturë e lartë janë disa nga simptomat që paraqiten pacientët në spital. Sipas mjekut duhet treguar kujdes me personat që kanë probleme me imunitetin dhe laringitin pasi mund te sjellin komplikacione në vijim.

“Piku ka qenë diku tek para një muaji. Ne kemi diku tek 45-50 raste në ditë, në të cilat 10-15 janë fëmijë të cilët kryesisht janë me viroza. Në formë gripi më së shumti. Moshat më të prekura janë tek fëmijët nga 3 deri në 6 vjeç. Simptomat janë të ndryshme, për shembull laringithi është një kollë e thatë, fëmija vjen i rënduar, ka nevojë për ajër. Po ashtu edhe në rastet e virozës së thjeshtë, ku fëmija ka temperaturë të lartë”– u shpreh Shefi i Urgjencës Gramsh, Emanuel Rrengo.

Mjeket bëjnë apel të tregohet kujdes me veshjen e cila në këtë kohë duhet të jetë e lehtë , por dhe te mos neglizhohen simptomat e virozës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re