Ministria e Jashtme ka treguan për gjendjen e shqiptarëve që ndodhen në Lindjen e Mesme, mes tensioneve në rritje, që është rajoni  për momentin.

Ministri Igli Hasani, përmes një postimi në Facebook, shkruan se qytetarët që udhëtuan javën e kaluar për arsye pune apo turistike në Lindjen e Mesme janë shëndoshë e mirë.

“Prej mbrëmjes së të shtunës, përmes koordinimit të pandërprerë me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në Izrael e Egjipt, nisëm punën për të organizuar kthimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë, fluturimet e të cilëve u anuluan për shkak të situatës së tensionuar në rajon.

10 nxënës që studiojnë në shkollat ndërkombëtare në Izrael, 7 prej të cilëve nga Shqipëria dhe 3 nga Kosova, së bashku me 5 punonjës të Ministrisë së Turizmit dhe familjarë të tyre, kanë mbërritur në Qipro. Sot në mbrëmje të 15 qytetarët që u larguan nga Tel Aviv udhëtojnë drejt Tiranës e Prishtinës”, bën me dije ministri.

Ndër të tjera, Hasani thotë se po punohet për kthimin në atdhe të dy qytetarëve që nuk i janë përgjigjur thirrjeve.

“Po punohet për kthimin në atdhe edhe të dy qytetarëve, të cilët nuk mundën dot të përgjigjeshin në telefon të djelën, ndërsa përgatitej fluturimi i rradhës.

Ndërkohë, 13 turistë shqiptarë janë larguar mbrëmjen e djeshme nga Jordania, e prej disa orësh janë pranë familjeve të tyre në atdhe.

Mirënjohje diplomatëve të Republikës së Shqipërisë në Izrael e Egjipt, të cilët ndihmuan dhe asistuan qytetarët në këto orë të vështira”, tha Hasani.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re