Tensionimi i situatës politike ditët e fundit në Shqipëri dhe akuzat e ashpra mes Ramës dhe Bashës kanë detyruar ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim të zhvillojë mesditën e sotme një takim në Kryeministri

Reforma në drejtësi, reforma zgjedhore, vendimi për prishjen e Teatrit, por edhe situata e menaxhimit të koronavirusit  janë çështjet që po trazojnë politikën shqiptare.

Mësohet se në qendër të diskutimit janë pikërisht këto çështje, por nuk ka të dhëna zyrtare, nëse Kim është takuar me kryeministrin Edi Rama, apo me ministra të tjerë në selinë e qeverisë.

Ambasadorja ka bërë thirrje që të plotësohet sa më parë me anëtarë Gjykata Kushtetuese, pasi qytetarët sipas saj nuk duhet të presin.

Në rastet e rritjes së konfliktualitetit politik në vendin tonë, janë pikërisht ndërkombëtarët që marrin situatën në dorë për të sheshuar polemikat dhe gjetjen e një kompromisi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re