Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar raporton e Standard’s and Poor’s teksa u shpreh se qeveria propagandoi rritjen e vlerësimit, por shtoi se ndryshimi shihet në xhepat e qytetarëve.

Tabaku theksoi se çmimet në Shqipëriu janë rritur me të njëjtat hapa dhe nivele si janë rritur në Bashkimin Europian.

Ndë shtoi se “vazhdojmë të jemi vendi në gjithë Ballkanin Perëndimor; me faturën sociale sa 11% e PBB-së, me faturën më të ulët të pagave 5% të PBB-së por njëkohësisht vendi me varfërinë më të lartë”.

“Qeveria propagandoi me të madhe sikur çfarë ka ndodhur me rritjen e vlerësimit të Standard’s and Poor’s, por në fund të ditës ndryshimin e shihni ju. E shikojnë qytetarët çdo ditë, në xhepat e tyre. Ndërkohë që çmimet janë një realitet i ri. Janë rritur me të njëjtat hapa dhe nivele si janë rritur në Bashkimin Europian, pagat dhe të ardhurat për frymë janë 38% e atyre të Bashkimit Europian. Ndërkohë që nga tregu i punës kanë dalë 21 mijë studentë,  i kanë hapur vendin 27 mijë pensionistëve dhe ne vazhdojmë të jemi vendi në gjithë Ballkanin Perëndimor; me faturën sociale sa 11% e PBB-së, me faturën më të ulët të pagave 5% të PBB-së por njëkohësisht vendi me varfërinë më të lartë. Shifrat janë kokëforte! Ky është realiteti jashtë realitetit të propagandës!” – deklaroi Jorida Tabaku

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re