Subscribe

Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2024 do të jetë më e moderuar, sipas parashikimeve të Bankës Botërore.

 

Rritjet e mëtejshme të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, kontratat e partneritetit publik privat dhe fatkeqësitë natyrore përbëjnë rrezik për progresin ekonomik.

 

HILDA SHIJAKU

BANKA BOTERORE, TIRANE

 

“Ne presim që rritja ekonomike të moderohet në 2024 dhe 2025 dhe faktorët që kanë ndikuar janë ato të lidhura me situatën e tregjeve globale dhe me kërkesën e huaj. Ky parashikim rrethohet nga rreziqe dhe oportunitete. Ndër rreziqet, përmendim rritjen e pasigurisë politike, që kanë ndikim në ekspansionin ekopnomik., por edhe presione të shtuara nga rritja e kostove të jetesës. Ndryshimet klimatike po ashtu vijojnë të prekin vendet tona. Në rreziqet e mjedisit të jashtëm, kërkesa globale pritet të japë ndikim për shkak të situatës gjeo-politike,  mund të bjerë kërkesa për investime nga investitorët globalë.”

 

Kur qeveria është në prag të hartimit të paketës fiskale dhe buxhetit për vitin 2024, këshilla që vjen nga Banka Botërore është kjo:

 

HILDA SHIJAKU

BANKA BOTERORE, TIRANE

 

“Përjashtime fiskale edhe pse jepen për të nxitur sektorë apo kategori, në shumë raste rezultojnë me më shumë kosto sesa përfitime. Të punohet me politika të tjera, që rritin kompetitivitetin e sektorit ose nëse bëhet fjalë për shtresa në nevojë, të punohet me mbështetje për ta. Pra në kahun e shpenzimeve dhe jo në kahun e të ardhurave sepse kjo kosto të administrimin fiskal.”

 

Banka Botërore apelon qeverinë edhe që të vijojë të ketë në fokus familjet vulnerable që e ndjejnë më shumë krizën e çmimeve, edhe pse inflacioni po vjen në rënie.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re