Ekonomia shqiptare u rrit në nivelin e 3.2% gjatë harkut kohor prill-qershor, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2022.
Kontributin pozitiv në këtë rritje vijojnë ta japin sektorët e ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme, që mbajnë në këmbë ekonominë.
Ndërsa performanca e sektorëve të tjerë të rëndësishëm si bujqësia dhe industria është në rënie.
Në tremujorin e parë të vitit rritja ekonomike ishte në nivelin e 2.7 përqind, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Qeveria parashikon që në këtë vit ekonomia e vendit të rritet në 3.7%, nga 4.8% që ishte në 2022.