Më 15 qershor Kryeministri rinisin shërbimit e transportit publik, pas bllokimit tre mujor për shkak të masave anti COVID.
Kreu i qeverisë ka paralajmëruar operatorët se ndalohet rreptësisht rritja e çmimit të biletës.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, kryeministri Rama njofton se qeveria do ta mbështesë këtë sektor përmes njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, si dhe duke mos iu marrë taksa deri më 31 dhjetor 2020.
Mesazhi i Ramës:
🟢 TË HËNËN 15 QERSHOR RINIS SHËRBIMI I TRANSPORTIT URBAN DHE NDËRURBAN, SIPAS PROTOKOLLIT TË MIRATUAR TË SIGURISË SHËNDETËSORE
QEVERIA DO TA MBËSHTESË KËTË SEKTOR PËRMES:
• NJOHJES SI SHPENZIM TË ZBRITSHËM TË 100% TË KONSUMIT TË NAFTËS
• ZERO TAKSA DHE PO ASHTU ZERO TARIFA VENDORE DERI NË 31 DHJETOR 2020
🟡 BRENDA 2020 DO TË KRYHET REFORMA E PLOTË LIGJORE/FISKALE E SEKTORIT DHE NË 1 JANAR 2021 DO TË NISË ZBATIMI I SAJ ME BILETËN ELEKTRONIKE SI HAP I PARË
NDALOHET KATEGORIKISHT RRITJA E ÇMIMIT TË BILETËS PËR QYTETARËT
/shqip
