Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se rastet e epidemisë së fruthit kanë shënuar një rritje të ndjeshme në Evropë në krahasim me vitet e kaluara.

OBSH-ja bëri të ditur se në 6 muajt e parë të këtij viti mbi 41 mijë persona në Evropë janë prekur nga sëmundja, ndërsa 37 kanë humbur jetën.

Sipas njoftimit ky numër vitin e kaluar ka qenë 23 mijë e 927, ndërsa në vitin 2016 ishte 5 mijë e 273.

Nga fruthi është ndikuar më së shumti Ukraina me mbi 23 mijë raste.

Më shumë se një mijë persona janë prekur nga sëmundja këtë vit në Francë, Gjeorgji, Greqi, Itali, Serbi dhe Rusi dhe në secilin prej këtyre vendeve janë shënuar raste të vdekjes nga epidemia.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Serbi me 14 persona.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re