Monedha europiane ka surprizuar këtë të mërkurë, pasi ka shënuar rritjen më të fortë ditore.

 

Në tregun valutorë  1 euro u këmbye me 113.4 lekë, ose 1.6 lekë më shumë se një ditë më parë. Ky është kursi më i lartë I euros në tre muajit e fundit.

 

Shumë ekspertë e lidhin këtë situatë edhe me përfundimit e procesit zgjedhorë. Kjo situatë krijoi pritshmëri që pas zgjedhje euro do të forcohej cka u vertëtua, pasi tendenca nisi ditën e hënë.

 

Nuk dua ta lidh vetëm më zgjedhjet dhe zhpenzimet që kryhen gjatë fushtaës zgjedhore, por është e natyrshme që ky treg është edhe përceptim. C’ka do të thotë që para zgjedhjeve investitorët janë të prirur për të mos shpenzuar, pra hezitojnë, duke I shtyrë planet e tyre për më pas- sqaron Dritan Vakaj, nga shoqata e agjencivbe valutore.

 

Për agjentët valutorë, forcimi i euros është tregues se po lëm pas një situatë të pazakontë, ku monedha europine u nëncmua ndjeshëm.por një tjtër faktorë sipas agjentëve të tregut është edhe forcimi i valutave në tregjet e huaja.

 

Nëse shohim që tregjet e huaja shohim që doallri amerikan ka pësuar një forcimkurdrjt valutave, nuk  mund të bëntë përjashtim edhe euro. Ne nuk jemi një treg I izoluar, cka do të thotë ky frocim përcillet edhe tek ne. Në aspektin ekonomik nuk ka ndonjë zhvillim që do të ndikonte në këtë forcim-vijon më tej Vakaj

 

Para zgjedhjeve vendore, kursi euro/lek arriti në nivelet më të ulta historike, Në 11 maj monedha europiane preku minumin historik duke u këmbyer me  110.6 lekë. Pritshmëritë janë se forcimi nuk do të jetë vijojë për shkak se po hyjmë në sezon turistikë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re