Mjekui njohur Ilir Alimehmeti tha sot se në javët e ardhshme pritet rritje e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri e po ashtu edhe e vdekshmërisë.

“Vdekshmëria është rritur, ka pasur rritje të vdekshmërisë absolute. Në shifra absolute ka pasur një rritje.

Pse? Sepse javë më parë ne patëm rritje të rasteve të reja dhe të pozitivitetit, – u shpreh ai.

“Rreth dy javë të tjera më pas, kjo përkthehet në shtrime në spital dhe në vdekshmëri, për fat të keq.

Sa herë të kemi rritje, gjithmonë duhet t’i presim 2-3 javë më pas, për efektet në shtimin e rasteve të vdekshmërisë”.






Previous articleShtimi i rasteve me Covid, Komiteti i Ekspertëve konferencë TË PAPRITUR: Ja çfarë vendosen per shkollat

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re