Edhe pse shumë ekspertë thonë se nuk ka ndonjë metodë që e shpejton procesin e rritjes së flokëve, faktikisht ekzistojnë shumë ilaçe natyrale që njerëzit i kanë përdorur, e që janë përcjellë gjeneratë pas gjeneratë për rritjen e shpejt të flokëve.
Sidoqoftë, ilaçi më i mirë natyral është zbuluar në Azi dhe funksionon në mënyrë të hatashme.
Huanglou, Kinë, njihet si fshati ku njerëzit i kanë flokët e gjata, të ndritshme dhe pa thinja. Të gjitha gratë atje kanë flokë mbi 1.4 metra të gjata.
E gjithë kjo mrekulli shkaktohet me ndihmën e ujit nga orizi i thartuar. Thuhet se femrat e këtij fshati për qindra vite e kanë pasur shprehi pastrimin e flokëve me këtë ujë që shkakton rezultate të mahnitshme në rritje.
Femrat thuhet se flokët i shkurtojnë kur i mbushin 18 vjet, dhe që nga ajo moshë fillojnë ta përdorin këtë metodë natyrale që është e pasur me antioksidantë.
Procedura:
Mbusheni një gotë me oriz të pastër.
Futeni në një tas dhe mbulojeni me ujë për 15 minuta, herë pas here përzieni.
Derdheni ujin në shishe të plastikës.
Lëreni në një hapësirë me temperaturë të dhomës për një ditë derisa të bëhet pak acidike dhe fillon të tharbet.
Derdheni në një tenxhere, vlojeni dhe lëreni të ftohet.
Hidhni disa pika vaj esencial nga përzgjedhja juaj, livando apo rozmarinë.
Përdoreni këtë ujë si alternativë e shamponit, dhe me të bëni masazh flokëve dhe skalpit.
Në fund pastroni flokët me ujë të pastër.
Rezultatet e mahnitshme do të filloni t’i vëreni brenda një kohe shumë të shkurt.
.



