Partia e Lirisë ka propozuar sot 5 amendamente për projektbuxhetin e vitit 2023 për arsimin.

 

Në një takim me të rinjtë, përfaqësues të PL kanë kërkuar mbështetje për studentët, kërkimin shkencor, rritje të pagave të pedagogëve, të mësuesve dhe tekste të reja shkollore falas për nxënësit e 9-vjeçareve.

 

 

Amendamentet e propozuara nga Partia e Lirisë për projektbuxhetin e vitit 2023 për arsimin:

 

1 – Do të kërkojmë mbështetje financiare për studentët, 100 euro në muaj për të përballuar krizën e çmimeve dhe kostove studentore, për t’i barazuar me bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.

 

2 – Do të kërkojmë mbështetje për kërkimin shkencor, që të shkojë të paktën në 0,3% e PPB siç kanë kërkuar edhe pedagogët.

 

3 – Do të kërkojmë rritjen e pagave të pedagogeve 50% brenda dy viteve, sipas kërkesave të Sindikatës Kombëtare të Pedagogëve.

 

4 – Do të kërkojmë rritjen e pagave të mësuesve duke filluar nga 1 janari për të përballuar rritjen e çmimeve dhe inflacionin e pritshëm.

 

5 – Do të kërkojmë pajisjen me tekste të reja shkollore falas, çdo vit, për nxënësit nga klasa I deri në klasën e IX.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re