Gjatë orës 18:00 në Shkodër niveli i lumit Drin ka shënuar një rritje prej 20 cm, ndërsa liqeni i Bunës është rritur me 10 cm.

Deri tani është sipërfaqja e përmbytur është 1100 Ha, situata nuk ka asnjë ndryshim prej orës 12:00.

Ndërsa rruga e Obotit ka një rritje të ujit prej 5cm ndërsa ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në moniorim të vazhdueshëm të situatës.

Njoftimi I Bashkisë Shkodër:

Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 18.00 të datës 19.01.2023 paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.55 me një rritje prej 20 cm me orën 12.00 të datës 19.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.05 m me një rritje prej 10 cm me orën 08.00 të datës 19.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1100 Ha, e pandryshuar me orën 12.00 të datës 19.01.2023

Njësia Administrative Ana e Malit:

Rruga e Obotit ka presencë uji 55 cm, ka rritje me 5 cm nga ora 12.00 e datës 19.01.2023

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Në rrugën e Obotit gjthë ditën ka operuar një mjet I kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re