Edhe në qytetin e Gjirokastrës ka rritje të konsiderueshme të çmimit të frutave, perimeve apo mishit e produkteve të tjera që janë të kërkuara për festa.
Qytetarët thanë për Fax News se cmimet kanë pësuar rritje dhe kjo gjë prek më shumë moshat e treat.
Deri më tani nuk ka ndryshuar çmimi i frutave. Çmimi i arrave nga ana tjetër është rritur, duke qenë se është dhe shumë e kërkuar për përgatitjjen e ëmbëlsirave për fundvit.
Mishi i viçit ka pësuar rritje të ndjeshme po ashtu.
Edhe pse Krishtlindjet janë këtë të shtunë, në Gjirokastër dhe pse festohet, nuk po ndihet fuqia blerëse krahasuar me vitet e tjera. Blejnë shumë më pak kilogramë fruta.
Si ju duken çmimet këtë vit?
Qytetarët-Kemi nisur përgatitjet por janë shumë të larta. Shumë keq do e festojmë, me atë 100 mijë lekë pension. Te mishi nuk shkoj fare.
Pjesa e dytë e videos:
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
