Deputetja e opozitës Suzana Topi përmes një statusi në facebook ka deklaruar votën pro marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Në statusin e saj deputetja shkruan se do të votojë marrëveshjen e dakordësuar në 5 qershor si dhe thekson se parlamenti tashmë i ka votat ndaj duhet të mblidhet një orë e më parë për ta finalizuar Reformën Zgjedhore. Kujtojmë se deputetët e tjerë që kanë deklaruar publikisht votën pro reformës janë Artur Rroshi, Fatjona Dhimitri dhe Besnik Troplini.

Postimi i plotë: Konfirmoj qendrimin tim ne mbeshtetje te dakordesise se 5 qershorit. Qendrimi im eshtë bêrê publik edhe me pare. Konfirmoj voten pro per kete dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter. Tashme parlamenti e ka shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike. Shqiperia e ka vendin vetem ne Europen e Bashkuar.

Qendrimi dhe vota ime eshte dhe do te mbetet ne funksion te integrimit sa me te shpejte me Europe. Kesaj i sherben dhe votimi i kodit zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjeter të njeanshëm. Ky eshte plotesimi i nje nga 15 kushtet për hapjen e negociatave. Ftoj mazhorancën qe ti qendroje zotimit dhe te sjelle ne kuvend kodin zgjedhor sa me parë per tu votuar!!

Lajm në përditësim…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re