Deputetja Ina Zhupa ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku do të jetë pjesë e Kuvendit të Partisë Demokratike, thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

Gjatë fjalës së saj për gazetarët, Zhupau shpreh se ky qëndrim i saj nuk duhet të konsiderohet si qendrim me njërën apo me tjetrën palë, por si një hap që i vlen bashkimit të të gjithë demokratëve.

Të gjithë deputetët e Partisë Demokratike, kanë pasur festë për t’iu bashkuar punimeve të Kuvendit, por një pjesë e tyre që janë renditur në anën e Enkelejd Alibeajt, bashkëpunëtorë të ngushtë të Bashës, janë përgjigjur negativisht.

Ina Zhupa: Kam ardhur që të bëj një akt në drejtim të bashkimit dhe në respekt të demokratëve që ndodhen në këtë Kuvend, një pjesë e të cilit janë nga dega ime. 

Shpresojmë që të bëhet gjithçka që është e mundur për të shkuar drejt bashkimit, objektivi ynë është që të bashkohemi përballë Edi Ramës, është proces.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re