Paraditen e sotme gjatë një takimi me disa të rinj në Tiranë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka ftuar ish-deputeten Silva Caka që të bratisë Lëvizjen Socialiste për Integrim për t’iu bashkuar PS-së.

“Unë biles, kemi qeshur dhe kemi filluar të bëjmë barsoleta, pasi u janë turrur njerëzve të LSI-së dhe LRI-së, dëgjojmë si drejtorë të bashkisë marrin dhe u premtojmë vende pune anëtarëve të LSI-së. Ose më qesharakja është si Lali Eri fton Silva Cakën, deputeten e LSI-së, hajde” tha Kryemadhi.

Në javët e fundit ka pasur dy rrjedhje të forta nga LSI-ja te Partia Socialiste, ish-deputetët Nasip Naço dhe Gledion Rehovica.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re