Instituti i shëndetit publik ka kapacitete frigoriferike për ruajtjen e afro 30 mijë vaksinave të kompanisë Pfizer. Erida Nelaj, eksperte e vaksinimit në këtë institucion shpjegon se si do të procedohet nga  mbërritja e vaksinës deri në injektimin tek pacientët.

 

ERIDA NELAJ

EKSPERTE E VAKSINIMIT NË ISHP

 

Kemi kapacitete frigoriferike, Pfizer kërkon kushte ruajtje në -80. Pas daljes nga frigoriferi reziston 5 ditë në temp 2 deri në 8 gradë. Në varësi të kërkesave dhe planifikimit do bëhet nxjerrja nga frigoriferi.

 

Pas shpërndarjes së dozave të para tek bluzat e bardha dhe tek grupet e riskut, Nelaj thotë se vaksinimi i qytetarëve do të vijojë edhe në Shkodër e Vlorë.

 

Procesi i vaksinimit bazohet në dëshirën e vetë qytetarëve.

 

Sasia e parë e vaksinave Pfizer prej 10 mijë dozash do të mbërrijë në mes të janarit, nga totali prej 500 mijë vaksinave në total.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re