Skip to content

Rrjeti i prostitucionit/ Burg për pronarët e hotelit, arrest shtëpie për punonjëset e seksit

Gjykata e Shkallës së Parë në Kavajë vendosi që të lërë në burg pronarët e hoteleve në Rrogozhinë që kishin ngritur një rrjet prostitucioni.

Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha do të qëndrojnë prapa hekurave, ndërsa për 5 shtetaset që ata i shfrytëzonin si prostituta duke përfituar 1/3 e fitimit për pagesa deri në 100 euro u dha masa arrest shtëpie.

Të pandehurit u arrestuan në kuadër të operacionit të policisë “Zhuri”.