TIRANË– Rrjeti gjithmonë kërkon të ndodhin gjërat më të çuditshme por kësaj here është tejkaluar çdo fantazi. Një faqe memesh ka nisur një nismë #rikthedimëro, të kantautorit Ardit Gjebrea.
Duke e mbytur me komente dhe tag-e kudo në rrjetet sociale, Gjebrea është “detyruar” që t’i japë sqarim vetë artdashësve të tij, duke i thënë detaje lidhur me faktin se përse nuk i rikthehet muzikës…madje as edhe për një ripunim.
Pjesë nga biseda:
Ardit Gjebrea: Nga ty e kam këtë të dimëroj?
Faqja: Po të lutëm këndoje se është hit i vërtetë
Ardit Gjebrea: Po ç’pate? Ti rrofsh por ky vit tepër vonë. Nuk të shpjegoj dot punët dhe jam shumë vonë për të bërë diçka të mirë. Unë merrem vetë me gjithçka. E pamundur t’i dedikohem vetes. Veç kur më shkroi në WhatsApp një koleg: Rikthe dimëroj. I them ç’pate?
Më pas, duket sikur Arditi është dorëzuar duke i premtuar të gjithëve, se një ndër këngët e tij më të njohura “Dimëro” do të rikthehet, por edhe njëherë pa dhënë asnjë detaj.
“Më bombarduat. Më vutë në pozitë të vështirë por edhe më lumturuar. Në fakt ky është një tast që kur shtypet më dhëmb. Është ajo që më mungon më shumë por përditëshmëria më skllavëron dhe orët që nuk më dalin. Sidoqoftë, mua nuk më pëlqen që të rikthehem tek të dikurshmet pasi motivohem: Shih përpara! Dhe duke parë dëshirën tuaj për një rikthim të paktën me një këngë, do e mendoj seriozisht dhe me dashuri. Veç më jepni pak kohë! Xhan ju!,”-shkruan Arditi në postimin e tij.
Kënga “Dimëroj” u publikua pas viteve ’90 dhe përveçe muzikës tekno, ka ndërthurje edhe me motive të polifonisë labe, madje edhe të çiftelisë.
(k.m/dosja.al)