Kreu i PD Sali Berisha ka zhvulluar një takim me sindikatat, ku ka folur për situatën ekonomike në vend.

 

Berisha deklaroi se që nga viti 2013, rrogat në vend nuk janë rritur, ndërsa ak uzon kryeministrin Edi Rama se përmes regjimit të tij kolonial po shfrytëzon popullin.

 

“Është një situatë e pashoqe, e pa shembullt në Evropë dhe më gjerë. Është një rrokullisje e madhe e gjendjes ekonomike, morale në raport me dështimin e pesimizmin e mungesës së plotë të perspektivës me këtë qeveri e cila siç jeni dëshmitarë vetë është një makineri gjigante mashtrimi të qytetarëve shqiptarë.

 

Unë ju garantoj se s’ka pasur regjim kolonial që të ketë shfrytëzuar një popull të kolonizuar siç shfrytëzon me egërsi Edi Rama dhe qeveria e tij popullin shqiptar. Ju e njihni sesi pasuritë përrallore të shqiptarëve të cilat bëhen miliarda euro me vlerën e tyre janë shndërruar në një mallkim për qytetarët. Rrogat e infermierëve, policëve, mjekëve, ushatarakëve gjatë këtyre 9 viteve për shkak të dyfishimit të ccmimeve të produktueve bazë jo që nuk janë rritur por janë 30% më të ulta se në vitin 2013. Jeni dëshmitarë se çfarë përccmimi mbahet sot ndaj punonjësve në këtë vend”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re