Mbyllet procesi u rinumërimit të votave për Bashkinë Rrogozhinë. Rileximi i fletëve nuk solli përmbysje të rezultatit dhe kandidati socialist Edison Memolla mbetet fituesi i garës.

 

Nga hapja e 55 kutive rezultoi se edhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”, edhe Partisë Socialiste, i ishin hequr vetëm disa vota. Në fund rezultoi që diferenca mes dy kandidatëve ishte 21 vota në favor të kandidatit socialist.

 

Në këto momente Komisioni i Ankimimeve po shqyrton kërkesën e opozitës për qendrën e votimit të burgut të Rrogozhinës. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pretendon se ajo është ngritur në kundërshtim me ligjin dhe për pasojë, votat e saj nuk duhet të llogariten në rezultatin përfundimtar.

 

Pas Rrogozhinës, kutitë do të hapen edhe për Belshin, të cilin e fitoi kandidati socialist Arif Tafani me një diferencë prej  40 votash. Por opozita thotë se rezultati është tjetërsuar dhe për këtë aryse kërkoi rinumërim, i cili do të zhvillohet nesër paradite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re