Një aksident tragjik ndodhi këtë të enjte në afërsi të Rrogozhinës, atje ku një automjet i tipit ‘Benz’ u përplas me një kamion. Për pasojë një person ka ndërruar jetë, ndërsa automjeti i tij është shtypur thuajse krejtësisht nga kamioni.

Viktima, në të 30-tat, është identifikuar nga autoritetet. Nga të dhënat paraprake, mendohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Pas afro 2 orësh punë, zjarrrfikësit kanë mundur të largojnë veturën nga kamioni. Policia ende nuk ka saktësuar nëse në veturë ndodhej një person i dytë.

Njoftimi paraprak i policisë

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re