Pas tri ditësh përpjekje në terren janë shuar flakët e zjarrit të rënë në kodrat e fshatit Zambishtë të Rrogozhinës.

Shërbimet e zjarrfikëses së Rrogozhinës bashkë me kolegët e tyre nga Kavaja dhe Peqini, grupet e emergjencave dhe banorë të zonës për rreth 72 orë tentuan të shuajnë flakët. Ndërhyja me helikopter nga ajri ishte e nevojshme për shuarjen e plotë të tyre.

Mbi 70 hektarë me ullishte, pisha dhe shkurre u dogjën si shkak i rënies së zjarrit.

The post Rrogozhinë/ Pas 72 orësh shuhen flakët, digjen 70 hektarë me ullishte, pisha dhe shkurre appeared first on Të Paekspozuarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko