Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë ndryshime rrënjësore në burgjet në vend.
Burime të Top Channel pranë Ministrisë së Drejtësisë bëjnë me dije se Gjonaj ka ndryshuar të gjithë shefat e policisë së burgjeve.
Mësohet se kjo rrokadë vjen me qëllimin për të rritur sigurinë në burgje dhe shtrëngimin e masave.