Të ndërtuara me materiale natyrale, baltë e gurë, ndërtesat e Jemenit janë ndërtuar për t’ju përshtatur mrekullisht temperaturave të nxehta dhe klimës së shkretëtirës. Disa prej ndërtesave janë 500- 600 vjeçare, ndërsa disa të tjera edhe më të lashta.

BBC i ka kushtuar një artikull interesant këtyre qiellgërvishtëseve të lashta. Më poshtë gjeni rrëfimin e gazetarit që i vizitoi.

Të shkosh në Bab- al- Yaman, gjendesh përballë një qyteti të vjetër, në Sana’a. Kur kalon në dyert e vjetra të qytetit, duket sikur hyn në një portal për një botë tjetër. Të gjata e në strukturë të hollë, ndërtesat këtu janë një mrekulli e arkitekturës.

Sana’a-ja është e mbushur me ndërtesa që nuk i gjen në asnjë vend tjetër të globit. Për një kalimtar, përballja është me muret e baltës e dyert e mëdha të drunjta, e në shumë raste jo shumë tjetër për të parë. Por kur e ngre kokën lart, sheh ndërtesat, një apo dy banesa për kat, të cilat ngrihen lart në qiell.

Ndërtesat në katet e para nuk kanë dritare pasi përdoreshin dikur për streha për kafshët ose për punë. Kornizat e dritareve, për të bërë kontrastin me muret e baltës, ishin të veshura me një gur gëlqeror të bardhë.

Shumë prej ndërtesave kanë tarraca të cilat mbushen e përdoren si vende argëtimi apo fjetje në mbrëmjet e ngrohta.

t

Disa nga këto ndërtesa arrijnë deri në 30 metra të larta. Qiellgërvishtëset e para në botë, ato në Çikago, ishin pak metra më të larta se to.

Në Jemen gjen të tilla struktura ‘fluturuese’ në shumë vende, si godinat e Shibamit, të njohura si “Manhatani i Shkretëtirës” apo si Dar-al- Hajar, pallati i ndërtuar në gur.

Këto qiellgërvishte të lashta, datojnë deri në shekullin e 8 apo të 9 (vitet 700-800) dhe janë pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s. Është e vështirë t’i datosh me saktësi absolute këto godina për shkak se janë përballur me kushte ekstreme të motit e për pasojë shpesh herë janë restauruar e rregulluar. Por, në të dhëna që datojnë nga mesjeta, pallati Ghumdam në Sana’s (kështjella më e vjetër në botë), me gjasë është ndërtuar në shekullin e 3-të për prijësit e lashtë të Jemenit dhe ishte një ndërtesë 20 katëshe.

E për ta bërë edhe më unike bukurinë e madhështinë e këtyre ndërtesave, shumë prej godinave janë ende të banueshme. Kanë qenë të tilla për qindra vite.

Burimi: BBC/ Përshtati me shkurtime: Shqiptarët për Shqiptarët.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re