Futbollisti spanjoll Jordi Amat, 30 vjeç, pati një karrierë shumë mesatare teksa luajti për Espanyol, Rayo Vallecano, Betis dhe Eupen, dhe ndoshta ai la përshtypjen më të madhe duke veshur fanellën e Sëansea-s nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Vështirë se do ta merrni me mend se ai luan për klubin malajzian Johor Darul Ta’zim, aq më pak që ndërroi shtetësinë ndërkohë dhe që jeta e tij papritur u përmbys.

Jordi Amat është anëtar i kombëtares së Indonezisë që nga fundi i vitit të kaluar dhe nuk bëhet fjalë për “shtetësinë me pagesë”, por besoni apo jo, ai vetëm tani ka përfituar nga mundësia e marrjes së nënshtetësisë në bazë të prejardhjes së tij.

Amat ka lindur në periferi të Barcelonës, prindërit e tij janë nga Katalonia, por nëna e tij është nga ishulli Siau në Indonezi (rreth 20 mijë banorë, një sipërfaqe prej 160 km2). Dhe nuk bëhej fjalë për një grua indoneziane dosido, pasi futbollisti zbuloi se prej nënës është një pasardhës i largët i mbretit indonezian.

Nëna ishte princesha e ishullit Siau, i cili është në pronësi të familjes së tij, ndërsa stërgjyshi i tij ishte sundimtari i pjesës më të madhe të arkipelagut indonezian.

Futbollisti erdhi në këtë zbulim krejt rastësisht dhe që tani e bën atë princ, dhe pasi u bë shtetas i Indonezisë – njëkohësisht përfaqësues i këtij vendi në futboll, nuk ka asnjë pengesë që të emërohet zyrtarisht me një titull të ri.

“E dija që ekzistonte mundësia që të merrja letra indoneziane për shkak të nënës, dhe kjo ishte gjithmonë interesante për mua për shkak të historive të saj. U lehtësova dhe u gëzova pa masë kur u bëra shtetas indonezian. E di që për disa nga kolegët e mi procesi zgjati deri në shtatë vjet”, tha Jordi Amat, i cili nuk do të habitet nëse pushon së luajturi futboll pas këtij zbulimi.

Megjithatë, për momentin Amat pretendon se jeta e tij nuk do të ndryshojë shumë, por tashmë ka premtuar se do të punojë për të përmirësuar kushtet në ishullin indonezian dhe për të ndihmuar financiarisht banorët. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re