Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Rezart Kthupi është shprehur se rrotacioni politik nuk vjen përmes sistemit, por përmes votës.

Në një intervistë për Panorama TV, Kthupi u shpreh se “nëse nuk krijon koalicione, apo të bindësh qytetarët asnjë sistem nuk të sjell në pushtet”.

“Rrotacion politik nuk vjen përmes sistemet, por përmes votës. Nëse nuk krijon koalicione, apo të bindësh qytetarët asnjë sistem nuk të sjell në pushtet.

Gara nënkupton që duhet të kesh programin më të mirë politik, të kesh frymën më të mirë dhe të bindësh qytetarët. Rotacioni ndodh, por nuk e prodhon sistemi”, tha ai.

Rezart Kthupi komentoi edhe kandidaturën e Bashës për kreun e PD-së, duke theksuar se kjo forcë politike që nga dorëheqja e tij nuk krijoi figura të reja.

“Basha është një nga kandidatët, pse PD nuk arrin të prodhojë kandidatura të tjera. PD ka pasur harkun e 1 viti kohën për të prodhuar më shumë figura politike që nga dorëheqja e Bashës, nuk u prodhuan figura politike, ndërsa të tjerë nuk duan t’i nënshtrohen garës.

Nuk është përçarje, por ndarje. Në momentin që një pjesë e anëtarëve të PD-së, konkurrojnë për një subjekt tjetër politik, s’janë më pjesë e PD.

Këta njerëz janë ndarë, nuk mund të jesh njëkohësisht anëtar i dy subjekteve politike.

Ata formalizuan një subjekt të ri politik, nuk e di a do re regjistrojnë në KQZ”, u shpreh ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re