Skip to content

“Rruga ballkanike” e refugjatëve, Serbia me gardh teli në Preshevë

Serbia ka filluar vendosjen e një gardh teli në kufirin me Maqedoninë Veriore afër Preshevës, e cila duhet të parandalojë kalimet masive të paligjshme kufitare.

Shqiprim Arifi, kryetari i komunës së Preshevës në jug të Serbisë, tha se ndërtimi i gardhit është pjesë e marrëveshjes me Bashkimin Evropian.

“Ne mendojmë se gardhi është në funksion të sigurisë shtesë të kufijve të vendeve jashtë BE-së nga refugjatët, të cilët përfundimisht do të fillojnë përsëri masivisht rrugën e ashtuquajtur ‘ballkanike’” tha Arifi.

Serbia është në të ashtuquajturën “rrugë ballkanike”, me të cilën migrantët po përpiqen të arrijnë në vendet e BE.

Sipas të dhënave më të fundit, të publikuara nga Komisariati serb për Refugjatë më 20 qershor, ka rreth 4,800 persona në 18 qendra azili dhe pritjeje në Serbi.