Skip to content

“Rruga e Arbrit” nën ujë

vlcsnap 2018 03 10 13h43m17s159

Më problematik paraqitet segmenti tek mbikalimi që lidh Bulqizën e re me Bulqizën e Vjetër, ku për t’iu shmangur ujit shpesh mjetet lëvizin në sens të kundërt.
 
Si pasojë e ujit që rrjedh vazhdimisht, janë shembur edhe gurë të cilët kanë bllokuar kanalin e në disa vende kanë dalë në rrugë.
 
Për përdoruesit e automjeteve kjo situatë e krijuar në këtë segment është e rrezikshme, pasi siç thonë ata, uji mbi asfalt është më i keq se akulli.
 
Dëmtimet në këtë segment të Rrugës së Arbrit jo vetëm nga rënia e gurëve, por dhe ulja e karrexhatës, pak javë më parë shkaktoi një aksident ku humbi jetën një 25 vjeçar.