Ilustruese.

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje të dendura dëbore, kryesisht në zonat e thella dhe malore, disa nga të cilat ende vijojnë të jenë të bllokuara.

E tillë paraqitet situata në Peshkopi në komunën Luzni. Siç shprehet një qytetar për JOQ, rruga vijon të jetë e bllokuar nga dëbora, ndonëse kanë kaluar 6 ditë në këtë gjendje.

Ai shton se kanë patur një rast urgjent pasi një person ishte i sëmurë, por s’po arrinin dot ta transportonin në spital për shkak se rruga është bllokuar dhe shteti s’ka vënë dorë fare.

Ata kanë dalë ta pastrojnë rrugën me lopata siç edhe shihen, ndërsa mundohen të shtyjnë makinën.

Vetëm pak ditë më parë, një grua e moshuar vdiq në fshatin Limjan të Dibrës, duke qenë se u dërgua me spital me vonesë pasi rruga ishte e bllokuar nga bora.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re