Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë i shënuar mëngjesin e sotëm në Kosovë.

Për shkak të mjegullës së dendur 14 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar radhë të gjat kilometrike në autostradën Prishtinë – Podujevë.

 

Aksidenti ështëshënuar në autostradën që ndodhet në Fushë Kosovë dhe lidh Prishtinën me Podujevë. Kolonat kilometërshe, janë vërejtur edhe në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Nga policia kanë konfirmuar se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht.

 

“Kjo rrugë është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar ne vendin e ngjarjes per tu marrë me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar”, ka thënë Daut Hoxha nga Policia e Kosovës./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re