Duke nisur  nga data 1 maj qarkullimi i  automjeteve drejt aeroportit te Rinasit do te jete vetem me nje sens levizjeje.

 

Thene ndryshe, kushdo qe deshiron te shkoje ne Rinas, duhet te ndjeke rrugen normale: Autostrade – Qafe-Kashar – Aeroport.

 

Ndersa ata qe vijne nga veriu drejt Rinasit, duhet te kalojne nga Fushe-Kruja ne Vore, me pas ne Qafe-Kashar, per t’u kthyer drejt Aeroportit, ose per te ardhur ne Tirane.

 

Autoriteti rrugor thote se urdheri do te jete ne fuqi per nje kohe te pacaktuar.

 

Vendimi lidhet me rritjen e ndjeshme te fluturimeve ne Rinas. Ky fakt ka shtuar fluksin e levizjes se automjteve, duke shkaktuar trafik dhe vonesa ne kapjen e orareve te fluturimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re